E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, minatorët hahen dhëmb për dhëmb me policinë (FOTO)

Share

Minatorët në Spanjë u vunë zjarrin barrikadave dhe u përplasën me policinë, ndërkohë që po protestonin kundër shkurtimeve në subvencionet për qymyrin.

Protestuesit e maskuar dogjën goma dhe arritën të bllokojnë një rrugë kyçe në veri të vendit.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndërkohë që po përpiqeshin të vinin situatën nën kontroll.

Rreth 8 mijë minatorë nga 40 miniera qymyri në Spanjë kanë nisur një grevë kundër masave të propozuara për reduktimin e subvencioneve na 300 në 110 milion euro.

Policia bëri me dije se dy persona janë arrestuar dhe nëntë janë plagosur.

Spanja po aplikon masa të ashpra kursimesh për shkak të krizës ekonomike. Vendi ka një papunësi rekord prej 24 përqind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›