E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë për shkak të besës?

Share

Nga Mustafa Nano

Është një fakt i pamohueshëm, dhe i dokumentuar nga historia, që shqiptarët i kanë marrë në mbrojtje hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Si shpjegohet kjo sjellje humane në një klimë paragjykimesh e përndjekjesh ndaj hebrenjve? Historiografia shqiptare, në tentativën për të dhënë përgjigjen e vet, është ndalur më së shumti tek ca cilësi sui generis të sojit shqiptar. Në këtë linjë ka ecur dhe kryeministri ynë në një shkrim që ka bërë për gazetën e Kongresit amerikan The Hill. Ja çthotë ai: Besa për shqiptarët nënkupton kodet më të larta etike në vend. Besa do të thotë që të mbash fjalën e të kujdesesh për njerëzit e tu, burra e gra, nuk ka rëndësi nga vijnë apo çfarë besojnë, në mënyrë që njerëzit në nevojë të na besojnë jetën e tyre.

E vërteta është se shpjegime kaq sempliciste e vizione kaq të romanticizuara të tipareve idiosinkratike të kombit të vet mund të marrin një farë kuptimi kur dalin nga goja e një kryeministri, por skanë asnjë kuptim kur dalin nga pena e historianëve tanë. Këta të fundit kanë për detyrë ti futen më thellë kësaj çështjeje. Përndryshe, i bie që shpjegimin me besën shqiptare ta besojnë që të gjithë, përveç shqiptarëve.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/4/shqiptaret-i-kane-marre-ne-mbrojtje-hebrenjte-per-shkak-te-beses

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›