Barcelona, Ksavi sulmon Real Madridin
Mesfushori i Barcelonës, Ksavi, u është përgjigjur mediave për spekulimet e fundit, se gjyqtarët në Spanjë favorizojnë Barçën: Goli i shënuar nga Pedro ishte në një pozicion të dyshimtë, duke zgjuar polemika në tërë Spanjën. Katalanasi sulmoi madrilenët. “Në Madrid duhet të shesin gazeta. Goli i Pedros nuk ishte nga ofsajd dhe nuk u dha një penallti ndaj Ibrahimoviç, por askush s’flet për këtë. E vërteta është se Barcelona është 5 pikë para Realit dhe kjo nuk po pritet mirë në Madrid. Reali është i fortë, por nuk e ka filozofinë tonë”, tha Ksavi.
#