E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm te Real Madridi, Kaka ka hernie kronike

Dëmtimi

Një trajtim specifik të përditshëm, deri në fund të karrierës, në mënyrë që të evitojë ndalesa afatgjata. Ky është “mallkimi” i Rikardo Kakasë, për të luftuar dhe bashkëjetuar me hernien diskale. E përditshmja spanjolle “Marca”, ka hedhur alarmin, duke bërë të ditur se ky është shndërruar në një problem kronik për yllin e Realit të Madridit. Gazeta theksonte sesi mesfushori brazilian, sapo u kthye nga një dëmtim i gjatë është detyruar të stërvitet gjysmë orë më shumë se lojtarët e tjerë “merengue”, me synimin që të përforcojë muskujt e poshtëm të barkut dhe ato në pjesën e sipërme të kofshëve. Kjo është arsyeja përse rendimenti i Kakasë, pas transferimit nga Milani te Reali nuk ka qenë në nivelet e pritura. 28-vjeçari evitoi ndërhyrjen kirurgjikale dhe u vendos që ai të ndiqte një kurë më “konservatore”, edhe pse ajo nuk duket se është zgjidhja ideale e problemit. Megjithatë, stafi mjekësor në klubit madrilen është shprehur i sigurt se “lojtari brazilian do të rikthehet në formën e mëparshme, për të qenë një element i rëndësishëm i Realit”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›