Terri, Vanesa ishte e fejuara e Çelsit
Skandali
Zgjerohet dukshëm skandali në futbollin anglez. Pas stuhisë në jetën familjare (i martuar dhe ka dy fëmijë) kapiteni i Anglisë dhe çelsit, Xhon Terri, për shkak të flirtit të tij me modelen Vanesa Perroncel, ish-gruan e shokut të skuadrës Uejn Brixh, tashmë “The Sun” bën të ditur se modelja franceze flirtonte në të njëjtën kohë me 5 lojtarë të çelsit. Jo vetëm Terri, por edhe tre lojtarë të tjerë të çelsit, pra Adrian Mutu, Eidur Gudjonsen dhe një i tretë, emri i të cili nuk dihet ende, kanë pasur lidhje me Vanesën.
#