E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bathët helmojnë katër persona

Fier

Katër banorë të zonave rurale të Fierit, mes tyre një foshnjë 6-muajshe janë shtruar në spital për shkak të intoksikimit nga bathët. Lajmin e pohon për gazetën “Shqip” mjeku toksikolog, Kilo Stoja, i cili ka sqaruar se katër rastet janë regjistruar një ditë më parë dhe mes tyre ka qenë edhe një fëmijë vetëm 6 muajsh. “Të katër të helmuarit nga bathët kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht kemi menduar për një helmim me lëndë të rrezikshme dhe më pas kemi konstatuar se bëhej fjalë për bathët”, ka thënë mjeku për gazetën. Foshnja nga Visoka dhe një rast tjetër nga Marinza e Patosit paraqiten më rëndë, ndërkohë që edhe dy pacientët e tjerë janë duke u mbajtur nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›