E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, përurohet lulishtja e financuar nga USAID

Projekt eshte financuar nga USAID në partneritet me Bashkinë e Fierit, bizneset vendore dhe banorët. Lulishtja eshte krijuar ne nje lagje ku jetojne 350 familje me mbi 100 fëmijë të moshës nën tetë vjeç. 

FIER-Krijimi i hapësirave të gjelberta për një jetë sa më të shëndetshme por edhe mundësive të zhvillimit të jetës në komunitet është konkretizuar me përurimin e Lulishtes dhe këndit të lojërave në lagjen “8 Shkurti” ne qytetin e Fierit. Ky projekt eshte financuar nga USAID në partneritet me Bashkinë e Fierit, bizneset vendore dhe banorët. E pranishme ne ceremoni drejtoresha e Misionit të USAID-it, zj. Roberta Mahoni e vleresoi krijimin e kesaj lulishteje ne nje zone ku jetojne 350 familje me mbi 100 fëmijë të moshës nën tetë vjeç.

“Ne shpresojmë që përpjekja e sotme do të shërbejë si një model që të punojmë së bashku për të sjellë tok burime dhe energji në përpjekje të tjera, për një qëllim të përbashkët”, - tha zj. Mahoni. “Çdo qytetar mund të luajë një rol të rëndësishëm, prej vetë faktit që jeton dhe punon këtu, duke kontribuar në nevojat aktuale të komunitetit dhe në zhvillimin e tij në të ardhmen”.

Me dhjetëra vullnetarë nga Ambasada e Sh.B.A.-së, përfshirë Drejtoreshën e Misionit të USAID-it, zj. Roberta Mahoni dhe Drejtorin e Korpusit të Paqes, z. Hill Denham, u përfshinë në festimet e rastit, duke sjellë me vete torta, biskota dhe ëmbëlsira amerikane, duke pikturuar fytyrat e vogëlushëve pjesëmarrës, si dhe duke ndihmuar në instalimin e pjesëve për përfundimin e këndit të lojërave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›