E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos keqpërdorni votën tuaj”

 

Kreu i PDS-së, Paskal Milo, zhvilloi një takim në qytetin e Lushnjës. “Dem-okracia Sociale është një forcë politike me programe dhe alternativa që mendon për shtresat në nevojë, për njerëzit e varfër, të cilët do ta votojnë në 28 qershor, prandaj u tha Milo, mos lejoni që të keqpërdoret vota juaj, mos lejoni që të na marrin votat pa marrë shpërblimin tonë, pa marrë atë për të cilën ne kemi 6 vite që po punojmë, që po lodhemi, sepse kemi alternativë të mirë, që askush nuk e kritikon, as qytetari i djathtë, as qytetari i majtë, sepse te Demokracia Sociale kanë parë ekuilibrin, kanë parë qetësinë, kanë parë argumentin. “Është ora e madhe e fitores, por në të njëjtën kohë është ora e  Demokracisë Sociale për të qenë pjesë e fitores dhe ne do të jemi pjesë e fitores”, u shpreh Milo në fjalën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›