E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli refuzon futbollistin Franck Ribery

Futbollisti i Bajernit te Mynihut Franck Ribery me shume mundesi nuk do te luaje ne finalen e Liges se Kampioneve kunder Interit, pasi Komisioni i Apelit te UEFA-s rrezoi kerkesen e tij per te ulur denimin prej tre ndeshjesh. Francezi u pezullua nga Komisioni i Disiploines se qeverise evropiane te futbollit per shkak te nderhyrjes se rende ne dem te sulmuesit te Lionit Lisandro Lopez ne gjysmefinalen e Liges se Kampioneve.

Ribery u ndeshkua me karton te kuq, nderkohe qe disiplinori e cilesoi nderhyrjen e tij anti-sportive duke e pezulluar me tre ndeshje. Bajerni i Mynihut dhe futbollisti apeluan, por kerkesa nuk u pranua dhe francezi me shume mundesi nuk do te jete ne finalen e 22 majit ne Madrid, megjithese klubi gjerman ka beret e ditur se do ta coje ceshtjen ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv, qe eshte institucioni me i larte i drejtesise sportive.

“Per fat te keq Komisioni i Apelit nuk i pranoi argumentat e mbrojtjes, duke konfirmuar pezullimin me tre ndeshje. Gjithsesi ne do te apelojme edhe ne Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv te Lozanes”, eshte shprehur presidenti i Bajernit Karl-Heinz Rummenigge. Nderkohe, zedhenesi i UEFA-s, ka bere te ditur se klubi gjerman dhe Frank Ribery kane te drejte t’i drejtohen te gjitha niveleve te gjykates sportive.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›