IQT, karburantet pa kontroll

Tregu shqiptar i karburanteve është pre e abuzimeve me cilësinë e mallit që shitet. Kjo është evidente për këdo që e përdor një automjet. Po kaq e dukshme sa kjo është edhe fakti se për situatën ka vetëm një përgjegjës dhe ky është inspektoriati qëndror teknik. Pavarësisht premtimeve mediatike apo zyrtare ky institucion jo vetëm që nuk po e mbikqyr tregun, pra nuk po e bën punën që i ka caktuar ligji, por në mjaft raste ai po mban qëndrime klienteliste.
Burime të ndryshme që konfirmohen edhe nga shifrat doganore flasin për shumë subjekte të importimit të karburanteve të cilat pavarësisht se ligji e ka ndaluar vazhdojnë të importojnë naftë D2. Ky mall në dogana deklarohet si naftë e tipit D1 dhe është inspektoriati qëndror teknik ai që duhet të përcaktojë cilësinë e mallit që në hyrje. Fenomeni nuk mbyllet me kaq. Në shumë raste tragtarët e karburanteve edhe pse furnizohen me produkt nafte D1 e përziejnë atë para se ta shesin me nënprodukte të tjera. Kjo ul cilësinë dhe i shkakton dëme të konsiderueshme konsumatorëve. Edhe për këtë përgjigje duhet të japë inspektoriati qëndror teknik.
Mungesa e reagimit nga ky inspektoriat në kushtet kur abuzimi kushton miliona euro të bën të dyshosh se klientelizmi dhe heshtja nuk janë thjeshtë të tilla por ato kanë një prapavijë korruptive që vazhdon të shkatërrojë tregun e karburanteve në vend.
ALSAT