E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti | 06.05.2010

Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë Joachim Lëw ende nuk ka vendosur për numrin një në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në Afrikën e Jugut. "Ne do të konsultohemi deri në fund të javës së ardhëshme dhe do të vendosim për portierin", tha Lëw gjatë nominimit në Shtutgart të skuadrës, që merr pjesë në Kampinatin Botëror në qershor.

Ekipi përmban dy të rinj, por ndonjë ndryshim të madh nuk ka.

I papritur ishte në prezantimin ekipit mbrojtësi Denis Aaogo, i riu, që sapo ka hyrë në ekipin e Hamburgut. Në kombëtare do të jenë nëntë lojtarë nga ekipi i Bajernit të Mynihut. Disa nga ekipi me 27 lojtarë do të luajnë vetëm me Maltën. Portierët kandidatë, pas lëndimit të portierit të Leverkuzenit Rene Adler, janë: Jërg Butt, Manuel Neuer, Tim Wiese. Në sulm do të jenë Cacau, Gomez, Podolski, Kießling, Klose, Müller. Mesfushorë do të jenë Ballack, Khedira, Kroos, Maron, ëzil, Schweinsteiger, Träsch, Trochowski. Disa nga emrat në mbrojtje janë: Aago, Badstuber, Beck, Boateng, Friedrich, Lahm, Jansen, Mertesacke.

Autor: dpa/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›