E Diel, 1 Nëntor 2026

Toni fajëson gjyqtarët për humbjen

Sulmuesi i Romës, Luca Toni, ka thënë se ata janë dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Italisë përballë Interit.

Francesco Totti u dërgua jashtë loje para se Diego Milito të shënojë një gol për t'i dhënë fitoren minimale Interit, që i solli edhe trofeun e parë nga tre për të cilët ka luftuar këtë sezon. Roma pati dy ankesa për penalti, së pari gjatë një përballje të Tonit me Walter Samuel dhe një tjetër ndaj Jeremy Menes.

"Ne luajtëm një ndeshje të mirë, por Interi e shënoi atë gol në kundërsulm me Diego Milito dhe nuk krijoi shumë gjëra tjera. Incidentet para golit ishin të dyshimta. Neve nuk na janë dhënë dy penalti, pasi ka pasur kontakt edhe me Jeremy".

"Kur luajmë me një ekip më prestigjioz, neve nuk ja jepen këto vendime. E gjithë çfarë është dashur ishte një incident i vetëm në favorin tonë, për të rihapur ndeshjen. Interi është ekip i fuqishëm, por nuk mbaj mend ndonjë incident të gjyqtarëve kundër tyre. Në Gjermani ekipet më të mirë ndihmohen më pak se në Itali. Këtu gjyqtarët kanë frikë të dalin kundër ekipeve të mëdha", ka thënë Toni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›