Apeli riprangos ish-trupërojen e Hajdarit
Shkoder-Rikthehet në qelitë e paraburgimit ish truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kallëzim të rremë. Gjykata e apelit në Shkodër ka vendosur sot rrëzimin e kërkesës së Marjan Grykës për zëvendësim të masës së sigurisë nga ‘arresti në burg’ në ‘lënie të lire kundrejt garancisë pasurore’.
Deri sot Gryka ishte i lire kundrejt garancisë pasurore, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër. Por ky vendim është apeluar nga prokuroria, ndaj Gjykata e Apelit sot ka vendour prishjen e vendimit nër 411 të datës 04.11.2008 të Gjykatës së shkallës së parë në Shkodër dhe rrëzimin e kërkesës për lënie të lire të Marjan Grykës, kundrejt garancisë pasurore.
Sot rreth ne mesditë policia ka bërë ekzekutimin e urdhër ndalimit të lëshuar nga prokuroria dhe ka riprangosur Marjan Grykën. Marjan Gryka ish truproja i Azem Hajdarit dhe drejtues i shoqatës me emrin e tij ishte arrestuar nga policia më 09 tetor 2008. 37-vjeçari Marjan Gryka ishte plagosur mbrëmjen e 27 shtatorit në afërsi të lagjes Zogaj pranë liqenit të Shkodrës dhe pati pretenduar se është qëlluar nga persona të veshur me uniformë policie.
Pasi qëndroi disa ditë në spitalin e Shkodrës, ku Gryka deklaronte vazhdimisht se ndihej i rrezikuar me jetë dhe pse ruhej nga uniforma blu, ai doli nga spitali dhe e ka paraqiti kete ngjarje si atentat politik ndaj tij. Po keshtu ka akuzuar dhe segmente të caktuara të shtetit, si të interesuar për zhdukjen e tij , pasi shoqata që ai drejton ka kërkuar në BE, rihapjen e dosjes se vrasjes se Azem Hajdarit.
Por prokuroia, pas hetimeve të kryera, ngriti ndaj shtetasit Marjan Gyrka padinë për kallëzim të rremë dhe armëmbajtje pa leje, duke paraqitur prova lidhur me ngjarjen e 27 shtatorit, ku Gryka pretendonte se ishte plagosur. Gjykata e shkallës së parë, pasi ka shqyrtuar dosjen penale, ku nga prokuroria është provuar se Marjan Gryka ka bërë kallëzim të rremë më 27.09.2008 u shpreh se atentati ishte i sajuar prej tij. Akuza është mbështetur në rezultatet e hetimeve të kryera, në aktet e ekspertimit balistik, kimik e mjeko- ligjor si dhe në thëniet kontradiktore të vetë të dëmtuarit, Marjan Gryka. Eshte gjykata e Apelit ajo qe do te provoje nese ngjarja e 27 shtatorit te '09 ishte atentat apo deshmi e rreme e grykes. Por deri ne daljen e ketij vendimi, gryka do te qendroje ne qelite e paraburgimit.