Vrau për gjakmarrje në 2004, dënohet me 16 vjet burg
Shkodër- Më shumë se 16 vjet burg do t’i kushtojë një shtetasi vrasja e kryer për gjakmarrje 4 vite më parë. Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot dënimin për shtetasin Lulëzim Rakaj nga Malësia e Madhe. Ai është dënuar me 25 vjet burgim, por nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar i ulet një e treta dhe i mbetet të vuajë 16 vjet e 8 muaj burg.
Sipas burimeve nga gjykata ky shtetas më 15 prill të vitit 2004 ka vrarë për gjakmarrje Kolë Gjokën, në një fshat të Malësisë së Madhe. Vrasja sipas hetimeve u bë për motive gjakmarrjeje, pasi vëllai i viktimës, kishte vrarë pak kohë më parë të atin e atutorit të krimit.
Muaj pas krimit, ai u vu në prangat e policisë. “Autori u kao në tetor të vitit 2004, por procesi në ngarkim të tij pati shumë sorollatje nëpër shkallët e gjyqësorit”- thanë burimet. Pas vendimit të sotëm, ai do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.