E Diel, 1 Nëntor 2026

Në spitalin e Vlorës shkon me një ftohje del me dy

Vlorë-Në repartin ku diagnostifikohen sëmundjet e bronko-pneumonisë, mund të marrësh një ftohje të dytë. Dimri e rrit rrezikun pasi dhomat janë me lagështi dhe tërësisht të papërshtatshme për të qendruar të sëmurët.

Ndërtuar dekada më parë, aq sa shumë vite, sa personeli nuk e kujton dot datën e ndërtimit të godinës njëkatëshe në spitalin e Vlorës ku shkojnë të sëmurët për të bërë skopitë dhe apo grafitë.

Për të pritur një ekzaminim të tillë, nuk mund të kalohet pa kosto, për shkak të ambienteve të ftohta dhe me lagështisë ku i sëmuri duhet të presë.

Ambienteve nuk u kanë shpëtuar aspak as bluza të bardha, të cilët janë të detyruar të shërbejnë në të tilla kushte. Por nuk mbaron këtu peripecia e këtij reparti. Aparaturat, sidomos ajo e skopisë, janë edhe më të amortizuara se muret. Mësohet se ato kanë ardhur në në vitin 1976 dhe tani nuk janë më funksionale, pasi rrezatimi që lëshojnë është mbi parametrat e lejuar. Por aparatura për çudi, edhe në këto kushte është e vetmja që përdoret me këtë funksion në spitalin rajonal.

Mungesa e disa aparaturave, apo edhe amortizimi i disa të tjerave pranohet edhe nga kreu i spitalit Luter Nuraj. Ai thotë se për këtë gjëndje ka raportuar edhe në ministri.

Për të bërë një ekzaminim? Thjesht duhet të marrësh masat. Veshje shumë të trasha. Por edhe kujdes nga rrezatimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›