E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët i bëjnë dhuratë Gjirokastrës një spital

Gjirokastër- Forcat tokësore shqiptare kanë marrë sot zyrtarisht në dorëzim spitalin Ushtarak të Gjirokastrës, i ngritur si dhuratë e Ministrisë së Mbrojtjes greke. Ceremonia është organizuar gjatë paradites në praninë e autoriteteve të larta të të dy shteteve.

Marrëveshja është nënshkruar nga ish-drejtori grek Jorgos Lapis dhe ai shqiptar Agim Zdrava. Zv/ministri i mbrojtjes Petrit Karabina ka deklaruar se spitali do të vijojë funksionimin normal të tij me personel shqiptar të trajnuar nga specialistët greke.

“Bashkëpunimi ka qenë i përkryer dhe paralelisht mendojmë se sollëm gjëra të reja në këtë rajon. Ju dhamë përvojë kolegëve shqiptarë dhe besoj se do të jenë të aftë ta vazhdojnë më tej këtë punë”, është shprehur ish-drejtori i palës greke, Jorgos Lapis.

Spitali ushtarak i Gjirokastrës, një ndër më modernit në vend ka filluar të funksionojë në korrik të vitit 2004. Ai u ndërtua si dhuratë e ministrisë greke të mbrojtjes për homologen shqiptare dhe për 4 vjet e gjysmë u administrua nga një staf i specializuar mjekësor i vendit fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›