E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Apeli shqyrton vulën e PD-së/ Alibeaj kundër Berishës: Protesta më 3 mars është presion ndaj gjykatës

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj nuk bie aspak dakord me protestën e thirrur nga Berisha më 3 mars.

“Marr shkas se në këtë ditë Apeli shqyrton çështjen e vulës së Partisë Demokratike, Alibeaj bëri thirrje të mos i bëhet presion Gjykatës. Kur Gjykatat flasin, të tjerët heshtin”, -tha ai.

Një akt presioni ndaj gjykatës e cilëson Enkelejd Alibeaj, protestën e thirrur nga Sali Berisha më 3 mars, ndërsa Gjykata e Apelit në të njëjtën ditë shqyrton çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Deklarat erdhën nga Korca ku Alibeaj prezantoi kandidatin Gjergji Gjata për zgjedhjet vendor të  14 majit.

 “Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje. Kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë difektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim”, u shpreh Alibeaj.

Duke komentuar bllokimet e punimeve në Kuvend, kreu i grupit parlamentar demokrat tha se rrëmujat brenda foltores, i shërbejnë  vetëm Edi Ramës.

“Nuk jam kurrsesi dakord të krijohet një situatë rrëmuje në foltoren e Kuvendit e t’i shërbejë Ramës. Pse i shërben? Skandali dihet. Donte të godiste PD-në Rama, minimumi ai duhet të japë shpjegime para Kuvendit e publikut. Kur unë kërkoj interpelancë nuk ja jap komoditetin duke bërë zhurmë”, ka theksuar Alibeaj.

I pyetur nëse ndihej fajtor për situatën e krijuar në PD, Alibeaj tha se Partia Demokratike është më e madhe se interesat e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›