E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli tërheq vendimin për Eduard Shalsin, u padit për shpifje nga Albana Vokshi

TIRANË- Gjykata e Apleit ka kthyer vendimin e Shkallës së Parë që dënonte deputetin socialist Eduart Shalsi për shpifje. Sipas vendimit të sotëm, rishqyrtimi erdhi për shkak të shkeljes së procedurave

Gjykata e Tiranës ka vendosur në muajin korrik të vitit të shkuar, që deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi të dëmshpërblejë me 1 milionë lekë të vjetra deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Deputeti socialist është paditur për shpifje mediatike pasi sipas palës paditese ka dëmtuar reputacionin e Vokshit.

DEPUTETËT SOCIALISTË TË GJOBITUR PËR SHPIFJE 
ERMONELA FELAJ
Në muajin qershor, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj u dënua për shpifje me masën 1 milion lekë. Vendimi i gjykatës u mor mbi bazen e deklaratave, që ajo kishte bërë peë kompaninë "Ferar".

EDUARD SHALSI
Deputeti i PS, Eduart Shalsi u dënua nga Gjykata e Tiranes me 1 milion lekë, për shpifje ndaj deputetes së PD-se, Albana Vokshi. Gjykata dha vendimin në muajin korrik.

SAIMIR TAHIRI
Deputeti i PS-se u dënua nga Gjykata e Tiranës, dy ditë më parë, për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Vokshi. Tahiri u dënua me 3.3 milione lekë.

ARTAN GACI
Gjykata e Tiranës gjobiti kolegun e tij Artan Gaci, me 2 milionë lekë të reja. Deputeti i Partisë Socialiste akuzohet se ka shpifur në ngarkim të koleges se tij demokrate, Albana Vokshi. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›