Ina Rama shkarkon kreun e Prokurorisë së Beratit

Një ndër vendimet më të rëndësishme, është ai që kryeprokurorja Ina Rama, ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit të Beratit, Xhemal Saliaj, me motivicionin për keqadministrim të dokumentacionit dhe mo sushtrim të funksioneve drejtuese.
Si drejtues në këtë zyrë është komanduar prokurori, Ardian Ylli. Ndërkohë, në këtë mbledhje është vendosur edhe për transferimin e disa prokurorëve në disa zyra të prokurorive në rrethe. “Këto transferime janë në funksion të mirë organzimit të punës dhe fuqizimit të kapaciteteve njerëzore në përgjigje të dinamikës dhe volumit të punës të zyrave respektive, të evidentuara në analizat vjetore të kryera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Këshilli i Prokurorisë mori në shqyrtim edhe kandidaturën për drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Këshilli dha pëlqimin për emërimin në këtë funksion të prokurorit z. Arben Pasho, i cili ka ushtruar me sukses deri në këtë momente detyrën e drejtuesit të Njësisë Task Force të Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër./S.Ll/Start/
2012-04-11 08:39