E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Luftë pa kompromis krimit

Kreu i Rendit ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar sot në Akademinë e Policisë së Shtetit me rastin e dhurimit të disa pajisjeve për forcat policore, por edhe të ushtrisë nga qeveria amerikane. 

"Në ditët e sotme krimi i organizuar është një sfidë globale. Qasja, goditja, përballja e kësaj sfide kërkon krahas një niveli të lartë të profsionalizmit edhe një infrastrukturë moderne e të përparuar. Elemente të tillë që pasurojnë teknikat e hetimit,  teknikat e menazhimit dhe drejtimit operacion në terren për aktivitetet e Policisë së Shtetit do të jenë padyshim një standard i ri për të garantuar suksesin e mëtejshëm të këtyre forcave në përmbushjen e misionit të tyre", tha Nishani. 

I pranishëm në ceremoni ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, shprehu mbështetjen  për Shqipërinë dhe Policinë e Shtetit. "SHBA do të vazhdojnë ndihmën dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara profesionalizmin e Policisë së Shtetit", tha ambasadori Arvizu.  Qeveria amerikane,  nëpërmjet ambasadës amerikane në Tiranë, i dhuroi sot Policisë së Shtetit një mjet që shërben si një qendër komande e lëvizshme për operacionet policore. /Start/

                                                                                             2012-04-10 18:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›