Italia dekoron dy ushtarakë të lartë

Bëhet fjalë për dekorimin e komandantit të Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha dhe të shefit të Degës për Operacionet dhe Stërvitjen në Komandën e Forcave Tokësore, kolonel Adi Ndoni.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm zv.ambasadori italian në Tiranë, përfaqësues të Delegacionit të Ekspertëve Italian (DIE), të Guardia di Finanza, si dhe ushtarakë të lartë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura. Dy ushtarakët e lartë shqiptarë u dekoruan me medaljen “Kryqi Përkujtimor” nga Ministria e Mbrojtjes Italiane për vlerësimin maksimal në bashkëpunimin me trupat italiane të KFOR-it gjatë kryerjes së misionit në Kosovë.
Medalja iu dorëzua dy ushtarakëve shqiptarë nga atasheu ushtarak italian i akredituar në vendin tonë, gjeneral brigade Vito Dell’Edera me motivacion: “Për misionin ushtarak të paqes në Kosovë, në kuadër të Rezolutës së OKB-së “Për paqen në ish-Jugosllavi”. Kolonel Bardhyl Hoxha ka shërbyer për më se një vit me mision pranë komandës së KFOR-it në Kosovë, me detyrën e zv.shefit të Shtabit të KFOR-it dhe drejtor i Komunikimit, duke qenë edhe përfaqësuesi më i lartë i Forcave të Armatosura Shqiptare me KFOR.
Ndërsa kolonel Adi Ndoni ka shërbyer për rreth dy vjet e gjysmë me detyrën e zv/drejtorit të ekipit të këshilltarëve të NATO-s pranë Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës. Dekorimi i kolonel Bardhyl Hoxhës dhe kolonel Adi Ndoni është një vlerësim që i bëhet jo vetëm punës dhe kontributit të tyre në kryerjen me nder të misionit të ngarkuar, por edhe i profesionalizmit, përkushtimit dhe komunikimit që ushtarakët e FA Shqiptare manifestojnë gjatë kryerjes së operacioneve me homologët e tyre të NATO-s. /Start/
2012-03-21 15:59