E Diel, 1 Nëntor 2026

KShH: Po shkelen të drejtat e pensionistëve

Kjo ka shkaktuar radha dhe shqetësim tek një pjesë e pensionistëve, të cilët me vendimin e ri do të jenë të detyruar ta marrin më vonë pagesën e pleqërisë. Për rastin reagoi edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka kërkuar që zbatimi i këtyre masave duhet të bëhet mënyrë të tillë që të mos krijojë vështirësi, tension e sorollatje të pensionistëve.

“Nga verifikimi në vend KShH konstatoi se problemet e manifestuara, në të shumtën e rasteve kanë të bëjnë me situata të tilla kur pensionisti, për arsye shëndetësore ose motive të tjera, nuk paraqitet për të tërhequr pensionin në datën e orën e caktuar. Sipas udhëzimeve të bëra publike këta pensionistë do të duhet të provojnë me dokumente shkresore që kanë qenë të sëmurë ose kanë pasur arsye të tjera për të mos u paraqitur në sportel në orën e datën e caktuar. KShH është e mendimit se kjo rregull kapërcen masën e të drejtën për organizimin e punës së shpërndarjes së pensioneve dhe cenon drejtpërsëdrejti të drejtën e pensionistëve për të përfituar pensionin që u takon”, thekson reagimi.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kujton Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të gjithë subjektet që ai ka kontraktuar për të shpërndarë pensionet, duhet të kuptojnë se janë në shërbim të pensionistëve, të cilët kanë të drejtë të tërheqin rregullisht, dhe periodikisht çdo muaj, pensionet e tyre.

“Kjo e drejtë ju buron nga kontributet financiare shumë vjetore që kanë derdhur. Nga ana tjetër strukturat e shtetit dhe e gjithë shoqëria duhet të tregojnë kujdesin e duhur për këtë kategori personash, që pasi kanë punuar e kontribuar për familjen, shoqërinë dhe shtetin, për një periudhë të gjatë kohe, tani meritojnë të marrin dhe gëzojnë respektin, konsideratën e mbështetjen e duhur nga të gjithë ne. Mënyra se si sillemi dhe trajtojmë pensionistët dhe moshën e tretë në përgjithësi, është një nga treguesit e nivelit të zhvillimit kulturor, human e demokratik të shoqërisë sonë”, thuhet më tej./Start/

                                                                                             2012-03-21 14:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›