E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli vendos ekstradimin e Prudentinos

VLORE - Gjykata e Apelit ne Vlore le ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare te Vlores per ekstradimin e Prudentinos. Edhe pse ishte vete Albino Prudentino qe kerkoi ekstradimin ai e ankimoi vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare. Ekstradimi i Prudentinos eshte kerkuar nga Drejtesia Italiane e cila e akuzon ate si pjesemarres ne grupet kriminale mafioze dhe trafiqe te ndryshme nderkombetare. Gjykata e Vlores ka marre parasysh kerkesen e Drejtesise Italiane per ekstradimin e tij ne Itali mbasi u verifikua se ne Shqiperi edhe pse ai kishte jetuar dhe punuar per me shume se nje vit nuk kishte precedente penal dhe as dyshime per kryerjen e ndonje vepre penale. Albino Prundetino u arrestua ne shtator te ketij viti si nje prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›