Kuvendi miraton shkurtimin e pensioneve te ushtarakeve
Pas rreth 3 ore debatesh deputetet e Partise Demokratike votuan ne oret e para te mengjesit pro propozimit te qeverise ndersa opozita e kundershtoi ate.
Debati
Gjate diskutimeve ne Parlament perfaqesuesit e opozites akuzuan maxhorancen se po shkel vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe po neperkemb shtresen e
ish-ushtarakeve. Akti normativ pervecse shkel me te dyja kembet vendimet e Gjykates Kushtetuese shkel me te dyja kembet mbi sakrificen vitet e punes dhe familjet te drejten ekonomike te ketij grupi shoqeror. Ky grup shoqeror nuk ka vemendjen e kesaj qeverie. Si ka mundesi qe ish-ushtaraket do perfundojne me nje pension gati me te vogel se ai minimal madje jeni detyruar te vendosni jo me tavan por te vendosni dysheme pasi ne baze te perllogaritjeve pensioni i tyre do ishte me i ulet se ai minimal tha Arben Ahmetaj teksa shtoi se PS-ja do ta shfuqizoje ate kur te vije ne pushtet. Ndersa ish-kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko tha se ligji fillestar i cili u miratua ne maj te vitit 2005 mori edhe votat e deputeteve te PD-se atehere ne opozite. E zeme per nje moment qe ne na u verbuan syte erdhem dhe beme politike. Ky ligj ne maj 2005 u diskutua ne komisionet parlamentare ka kaluar ne Parlament me 100 te votave asnje vote kunder asnje abstenim perfshi dhe tenden i drejtohet Bodes. Menjehere sapo erdhe the qe kjo eshte bombe. duhet te beje gjenerali dhe koloneli Te shkoje te punoje shites te shumica sipas logjikes se ministrit te Financave tha Majko. Nga ana tjeter ministri i Financave Ridvan Bode per te nxjerre nivelin e larte te pensionit per ushtaraket e krahasoi ate me pensionin e parakohshem te nje mesuesi. Nje grua qe ka punuar ne arsim per 27 vjet nje mjeke qe ka punuar per 27 vjet apo nje profesion tjeter qe ka punuar ne administraten publike per 27 vjet dhe qe nuk ka arritur dot qe te mbushe 35 vjet pune dhe jo ne menyre te parakohshme kur del ne pension sipas ligjit ka te drejte qe po sipas ligjit te fitoje rreth 80 mije leke te vjetra pension. Nje ushtarak qe ka punuar 15 vjet sipas ketij ligji qe ka qene deri me sot ne fuqi perfiton nje pension te parakohshem prej jo me pak se 21380 leke ne muaj dhe kjo eshte paga me e ulet. Pra nga 79 000 leke ne 21 380 leke eshte afro tri here me shume se pensioni qe ne perllogarisim sot dhe eshte krejt normale tha Bode. Sipas tij akti normativ duhet votuar per te ruajtur skemen e pensioneve.
Nishani replikon me ukon
Gjate diskutimit ne Parlament nuk kane munguar as replikat mes perfaqesuesve te te dyja forcave per kohen e shkolles. Ne diskutimin e tij per aktin normativ deputeti i PS-se Arben uko iu drejtua Bujar Nishanit me fjalet Nga 300 vete qe ka pasur kursi yne 3 vete kane qene komuniste qe 18 vjec nje nga ata ke qene ti. Nderkohe qe i menjehershem ka qene edhe reagimi i ministrit te Drejtesise. Seshte zotesi e madhe te dalesh ne mikrofonin e Parlamentit dhe te shpifesh e te genjesh. As kam qene kurre ne jeten time komunist as kam bere ndonjehere kerkese per tu bere komunist per nje arsye shume te thjeshte jo per faktin qe ne ate kohe nuk kisha aftesi per te ecur e per te bere karriere sepse une ne shkolle isha me medalje ari ju mbeteshit ne klase por per shkak te background-it te familjes sime ishte e kote tentativa per te kerkuar te behesha komunist se nuk do pranonin. Debati ne Kuvend
Arben Ahmetaj Akti normativ eshte i pandjeshem dhe i padrejte me kete grup te madh shoqeror qe ka sakrifikuar dhe vazhdon te sakrifikoje nder vite. Akti normativ pervecse shkel me te dyja kembet vendimet e Gjykates Kushtetuese shkel me te dyja kembet mbi sakrificen vitet e punes dhe familjet te drejten ekonomike te ketij grupi shoqeror. Ky grup shoqeror nuk ka vemendjen e kesaj qeverie. Si ka mundesi qe ish-ushtaraket do perfundojne me nje pension gati me te vogel se ai minimal madje jeni detyruar te vendosni jo me tavan por te vendosni dysheme pasi ne baze te perllogaritjeve pensioni i tyre do ishte me i ulet se ai minimal. Diten qe PS-ja do qeverise nje nga gjerat e para qe do beje eshte shfuqizimi i ketij akti normativ.
Ridvan Bode Te gjithe ata te mjere pleq qe keni nxjerre para Parlamentit skane te bejne me kete akt normativ. I keni mashtruar i keni genjyer Cila eshte masa e perfitimit pasi u tha qe ushtaraket marrin me pak Ushtaraket marrin me shume se gjithe te tjeret dhe ne kemi rene dakord per kete perderisa beme ligjin per trajtimin e vecante te tyre dhe po ju marr nje shembull per ta marre vesh ju Nje grua qe ka punuar ne arsim per 27 vjet nje mjeke qe ka punuar per 27 vjet apo nje profesion tjeter qe ka punuar ne administraten publike per 27 vjet dhe qe nuk ka arritur dot qe te mbushe 35 vjet pune dhe jo ne menyre te parakohshme kur del ne pension sipas ligjit ka te drejte qe po sipas ligjit te fitoje rreth 80 mije leke te vjetra pension. Kaq mund te perfitoje kjo kategori me ligjin ne fuqi te sigurimeve shoqerore. Nje ushtarak qe ka punuar 15 vjet sipas ketij ligji qe ka qene deri me sot ne fuqi perfiton nje pension te parakohshem prej jo me pak se 21 380 leke ne muaj dhe kjo eshte paga me e ulet. Pra nga 79 000 leke ne 21 380 leke eshte afro tri here me shume se pensioni qe ne perllogarisim sot dhe eshte krejt normale Por nuk eshte absolutisht normale kur them sepse ai merr tri here me shume se sa nje mjek. Sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese ushtaraku qe ka graden me te ulet ne ushtri dhe qe ka punuar 27 vjet do te perfitoje nje pension prej 35 mije lekesh domethene rreth 5 here me shume se sa arsimtari apo mjeku. Nje burre ish-ushtarak me graden me te larte dhe qe ka punuar 18 vjet merr te pakten 72 500 leke domethene sa 10-fishi i kolegut te tij qe ka sherbyer 27 vjet ne nje spital administrate publike apo dhe shkolle. Keshtu pra per te gjitha keto shpjegime une do tu kerkoja qe te lini menjane demagogjine dhe ti kthehemi realitetit per ta votuar ne menyre qe ti japim dhe nje mesazh publikut te gjere se ne jemi te pergjegjshem dhe se nuk jemi thjesht politikane qe per nje grusht votash mund te shkaterrojme skemen e pensioneve kontributeve 50-vjecare qe kane mbajtur qytetaret per te ardhmen e tyre.
Pandeli Majko Sot ministrit te Financave i thashe shprehjen genjen. Na thate se ne ne maj 2005 duke u larguar per arsye elektorale miratuam shpejt e shpejt duke ikur nje ligj i cili ishte nje bombe financiare per sistemin e sigurimeve sociale ne Shqiperi. Ky nuk ishte ligji i pare qe ne kemi sjelle ne Parlament. E zeme per nje moment qe ne na u verbuan syte erdhem dhe beme politike. Ky ligj ne maj 2005 u diskutua ne komisionet parlamentare ka kaluar ne Parlament me 100 te votave asnje vote kunder asnje abstenim perfshi dhe tenden i drejtohet Bodes. Menjehere sapo erdhe the qe kjo eshte bombe. duhet te beje gjenerali dhe koloneli Te shkoje te punoje shites te shumica sipas logjikes se ministrit te Financave Se si i kane sherbyer regjimit komunist po e bej ne formen e gjeegjezes se eshte seanca e fundit eshte ceshte nje ne fotografi qe ka dale sot as rremave nuk u jepte ne maje te varkes ishte djalin e Enver Hoxhes kishte per rremtar kush eshte Me flisni ju mua ketu per njerez qe i kane sherbyer regjimit ushtarak.
Ushtaraket proteste para Parlamentit
Ushtaraket ashtu sic kishin paralajmeruar kane protestuar dje para fillimit te seances maratone te Parlamentit i cili kishte ne rendin e dites edhe aktin normativ te qeverise per pensionet e ish-ushtarakeve. Edhe nje here ata i kane kerkuar deputeteve te mos e votonin kete akt i cili sipas tyre eshte antikushtetues dhe zvogelon ne maksimum perfitimet e te gjitha kategorive qe perfshihen ne ligj. Kryetari i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci i meshoi dje faktit te uljes se perfitimeve sidomos per pensionin e parakohshem. Nga ana e tyre ish-ushtaraket kane paralajmeruar se do te vijoje me protestat nese qeveria nuk do te degjoje zerin e tyre. Akti normativ i qeverise eshte kundershtuar deri tani nga SHKURSH Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim si dhe nga Partia Socialiste per nje sere arsyesh. Ky akt ul perqindjen e perfitimit per cdo vit vjetersi ne 1.5 per qind mbi pagen referuese si dhe rrit kontributin per te perfituar statusin ne 5 per qind. Me pare ky kontribut ishte ne nivelin 2 per qind. Njekohesisht paga referuese nuk do te jete me bruto por neto duke zbritur sigurimet shoqerore shendetesore dhe tatimin mbi te ardhurat.
ADI SHKEMBI