Apeli vendos sot për Ndrea Prendindhe Agim Llupon
Sot Gjykata e Apelit vendos për dy gardistët që pretendohet se kanë qëlluar mbi viktimat e 21 Janarit. Për ish komandatin i Gardës Ndrea Prendi prokurorët kërkojnë 23 vjet ndërsa për gardistin Agim Llupo 25 vjet.
Gjykata e Apelit do të vendosë sot për dy gardistët e akuzuar për vrasjet e 21 Janarit, Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Prokurorët kanë kërkuar 23 vjet burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, që akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupon. Kryetari trupit gjykues ishte Ervin Metalla, u shpreh gjatë seancës se vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm gardistët, është në kundërshtim me ligjin, pasi Llupo e Prendi janë fajtorë për vrasjet. Në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave dhe as nga Garda e Republikës por vetëm përfaqësues të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit.
Seanca u zhvillua në Gjykatën e Apelit dhe kryetar i çështjes ishte caktuar Agim Bendo; prokurorë ishin Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit ishte Genc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.
Seanca
Prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dume kanë lexuar dje për 2 orë, një relacion në të cilin kanë kërkuar që të mbetet në fuqi kërkesa e bërë nga prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë për shpllajen fajtorë të të gardistëve, pasi është vërtetuar vrasja prej tyre e dy protestuesve dhe plagosja e shtatë të tjerëve. Seanca ka vazhduar me dyer të mbyllura, në prezencë vetëm të përfaqësuesve të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit dhe të mungesë të gardistëve, që prej dy vjetësh ndiqnin çdo seancë. Në orën 12:00, kryetari i trupës gjykuese Ervin Metalla ka kërkuar 30 min pushim pasi sëbashku me dy gjykatësit e tjerë ka vendosur t’u drejtojë prokurorëve 12 pyetje sqaruese si psh: A kanë qëlluar në protestë vetëm këta dy gardistë apo dhe të tjerë? Pse nuk është përcaktuar tentativë për vrasje për shtatë protetsuesit e tjerë por është konsideruar plagosje e lehtë etj. Po ashtu, në fund të përgjigjeve, do vendoset edhe për leximin e relacionit të paraqitur nga avokatët mbrojtës.
Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)