Iran, rimundësohet përdorimi i 'Facebook'-ut dhe 'Twitter'-it
TEHERAN - Përdorimi i rrjeteve sociale "Twitter" dhe "Facebook", që janë të ndaluara në Iran u bë i mundur dje dhe sot për shkak të problemeve teknike, deklaroi sot një zyrtar i ngarkuar me çështjet e krimit në internet.
"Mosfiltrimi i rrjetit social 'Facebook' gjatë mbrëmjes erdhi si pasojë e problemeve teknike. Jemi duke e shqyrtuar këtë çështje", deklaroi Abdolsamad Khoram-Abadi, i cituar nga agjencia e lajmeve "Mehr".
"Jemi duke hetuar se cili server bëri të mundur një gjë të tillë. Nëse konstatojmë se ka pasur defekt, do të marrim masat e duhura", shtoi ai.
Sistemi i filtrimit u vu sërish në punë dhe hyrja në rrjetet sociale të lartpërmendura ishte sërish e pamundur duke filluar nga pasditja e sotme.
Ky incident ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Përveç rrjeteve sociale "Twitter" dhe "Facebook", Irani ka bllokuar edhe faqen "Youtube" e shumë të tjera përgjithësisht me karakter politik ose pornografik.
(a.k/ata/BalkanWeb)