Champions League, nuk falin pretendentët, ngec Juventus
NGA EDUARD ILNICA
Nuk ka pasur surpriza nata e parë e Ligës së Kampioneve. Përveç Juventusit, i cili ka ngecur në barazim 1-1 në Kopenhagen, të gjithë favoritët ose më saktë parashikimet e skuadrave për të fituar ia kanë dalë mbanë. Kampioni në fuqi, Bajerni i Mynihut, ka zhvilluar thuajse një ndeshje miqësore me CSKA-në e Moskës. Pasi ka shënuar golin e parë shpejt, bavarezët kanë administruar me qetësi ndeshjen. Ka spikatur fitorja e thellë e Realit të Madridit në Stamboll përballë Gallatasarajit. Madrilenët janë treguar të pamëshirshëm, duke mposhtur 1-6 turqit. Ronaldo ka shënuar tripletë, duke marrë kreun e golashënuesve që në ndeshjen e parë të Champions-it. Mançester Junajtid dhe Mançester Siti kanë fituar ndeshjet e para, përkatësisht përballë Leverkusenit dhe Pëlzenit. Runi ka shënuar dy gola, duke u zhbllokuar. Benfika e ka zgjidhur ndeshjen e vet përballë Anderlehtit që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. PSG ia del në një transfertë të vështirë me Olimpiakos, ndërsa Shahtari ka shtangur Sociedadin në fushën e vet. Një mesatare e lartë golash në natën e parë, 3.78.
SOT
Pas spektaklit të natës së parë, sonte pritet të tjera shfaqje. Po të shikosh çiftet, më interesantet duken sfidat e grupit H, ku katër skuadrat kanë mbi supe jo pak, por 15 tituj të fituara në Champions. Barcelona vijon të jetë e etur për sukses, por përballë është Ajaksi, shkolla e vjetër holandeze, që nuk rresht së nxjerri talentë. Ndërsa Milanit i duhet të përballojë pa Kakanë skocezët e Sëlltikut, ku kuqezinjtë kërkojnë patjetër tri pikët e para. Por grupi më i hekurt duket F-ja, ku të 4 skuadrat pretendojnë të kalojnë grupin. Të dyja sfidat e këtij grupi janë të forta, por vëmendja është te Napoli-Dortmund, për vetë ecurinë e mirë të bërë këtë fillim sezoni. Në grupin E favorit duket Çelsi dhe Shalke, por Bazeli mbetet ekipi i surprizave. Në grupin G, Atletiko e Madridit dhe Porto duan fitoret e para.
MOURINJO
Zhoze Mourinjo nuk ndryshon, është po ai njeri që injoron gazetarët. Këtë herë “Special One” nuk ka asnjë presion, sepse skuadra e re që ka në dispozicion kërkon kohë për t’u formësuar dhe portugezi zgjedh të sillet si një baba i kujdesshshëm, duke i dhënë fjalim të tij edhe ngjyra teatrale. “Kam në grupin tim shumë zogj që presin në vezët e tyre që mamaja të kujdeset për ta, madje në këtë rast mund të them se presin babain që duhet t’i mbrojë dhe t’i mbajë të ngrohtë për t’i ndihmuar të përmirësohen përditë e më shumë”, - ironizoi trajneri i Çelsit, që për ndeshjen kundër Bazelit, tha: “Ta nisim me një fitore. Çelsi ëndërronte ta fitonte Champions League, por tani ëndrra është që të fitojë sërish. Ky trofe nuk është më një obsesion as për mua dhe as për klubin, por sido që të jetë, unë dua vetëm të fitoj.”
(Balkanweb)
GRUPI A
Man.Junajtid – Leverkusen 4-2
Sociedad – Shakhtjor D. 0-2
GRUPI B
Kopenhagen – Juventus 1-1
Gallatasaraj – R.Madrid 1-6
GRUPI C
Olimpiakos - Paris SG 1-4
Benfika – Anderleht 2-0
GRUPI D
Bajern Mynih – CSKA 3-0
Pëlzen – Man.Siti 0-3
GRUPI E
Çelsi - Bazel
Shalke - Steaua B.
GRUPI F
Marsejë -Arsenal
Napoli - Dortmund
GRUPI G
Atl.Madrid - Zenit
Austria Vjenë - Porto
GRUPI H
Milan – Sëlltik
Barcelona - Ajaks