Apeli zgjat afatin e paraburgimit per Altin Koren ne 14 tetor ekstradimi ne SHBA
Gjykata e Apelit ka vendosur dje zgjatjen e afatit te paraburgimit per trafikantin Altin Kore. Gjate seances se djeshme Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes per afatin e paraburgimit ndersa ne 14 do te jepet vendimi per ekstradimin e tij ne SHBA. Pak kohe me pare Gjykata e Tiranes ka vendosur qe i akuzuari per trafikim droge Altin Kore te ekstradohet ne SHBA per tu perballur me drejtesine amerikane. Ne seancen e 23 shtatorit Gjykata e Tiranes vendosi qe te shtyje me nje muaj masen e sigurise arrest me burg per te kerkuarin e drejtesise amerikane. Kerkesa e shtyrjes se afatit te paraburgimit u kerkua nga prokuroria pasi ndaj te akuzuarit duhet te kryheshin proceduara ligjore per ekstradim. Nje gje e tille nuk u pranua nga pala mbrojtese e Kores pasi sipas tyre afati i paraburgimit duhet te mbaronte ne ate moment. Megjithese pala mbrojtese nuk ishte dakord me kerkesen e prokurorise nuk mundi te bente asgje kjo sepse vendimi gjykates ishte ne perputhje me kerkesen e prokurorise. Gjate seances se 23 shtatorit u vendos qe afati i paraburgimit per personin ne fjale te jete 60 dite. Po keshtu ne vendimin e Gjykates se Tiranes thuhet Kore ishte nje prej drejtuesve te organizates qe lehtesonte marrjen e kokaines dhe drejtimin e te tjereve per ta transportuar dhe shperndare ate. Kore kontaktonte drejtperdrejt me nje burim furnizimi per marrjen e kokaines. Bashkelidhur te gjitha provave dhe deshmive per te akuzuarin Kore gjykata vendosi qe te beje ekstradimin e tij. Kjo pasi ndaj ketij personi ekziston nje urdher arresti nga qeveria amerikane. Kane qene disa seanca gjyqesore ato qe kane bere shtyrjen e afatit te paraburgimit per trafikantin e droges. Megjithekete ceshtja e Altin Kores pritet qe te marre fund me 14 tetor moment ne te cilin do te vendoset ekstradimi i tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes.