E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefimi i 72-vjecarit S039pendohem qe vrava djalin me sepate

72-vjecari qe vrau te birin ne gjendje te dehur para disa ditesh ka deklaruar ne gjykate se nuk pendohet per krimin pasi i biri e dhunonte vazhdimisht

Gjykata e Pogradecit ka dhene masen Burg pa afat ndaj babait qe vrau me sepate djalin e tij mesditen e se shtunes ne fshatin Verdove te ketij qyteti. Ne seancen e djeshme 72-vjecari Njazi Kromollari ka rrefyer per trupin gjykues se nuk eshte penduar per krimin duke deklaruar se te dy prinderit dhunoheshin vazhdimisht nga viktima Kudret Kromollari 33 vjec. I pandehuri tregoi se diten qe vrau djalin i biri kishte ardhur si perhere i dehur ne shtepi dhe kishte nisur ta keqtrajtonte sic bente zakonisht. Pas kesaj i moshuari e ka goditur ate me sepate duke i marre edhe jeten. Ne seancen e djeshme akuza ka kerkuar arrest me burg per 72-vjecarin ndersa ka shpjeguar edhe nje here skenen e krimit. Sipas pales mbrojtese i pandehuri kishte shenja dhune ne koke dhe ne pjese te ndryshme te trupit gje qe eshte vertetuar edhe me heret nga raportet mjekoligjore. Gjykata e Pogradecit kishte leshuar para tragjedise nje urdher mbrojtjeje per dy te moshuarit Kromollari prinderit e viktimes duke u bazuar ne kerkesen e bere nga keta te fundit dhe ne raportin e leshuar nga mjekesia ligjore ku vertetohej dhuna e pesuar. Gjate seances gjyqesore i pandehuri eshte mbeshtetur moralisht edhe nga te aferm te tij te cilet kane qene te pranishem ne sallen e gjyqit.

Ngjarja

Njazi Kromollari eshte babai i 11 femijeve nderkohe qe viktima ishte femija i shtate i tij.
Fundjaven e kaluar i moshuari masakroi me sepate te birin brenda ne shtepine e tyre ne fshatin Verdove. Familjaret te tronditur kane treguar se ate e bir ishin grindur me njeri-tjetrin pak minuta para ngjarjes. Nga hetimet paraprake dhe deshmite e para dyshohet se goditja me sepate erdhi pasi konflikti mes babait dhe te birit ne banesen e perbashket gjeneroi ne dhune fizike. Sipas banoreve te zones por edhe sipas familjareve mendohet se fillesa e kesaj ngjarjeje te rende eshte gjendja e rende ekonomike e familjes mungesa e nje pune per viktimen i cili ishte kthyer ne person te alkoolizuar dhe qe dhunonte fizikisht prinderit e tij. Sipas policise shkak i sherrit qe coi ne tragjedi ishte se djali kishte dhunuar fizikisht nenen e tij. Sipas deshmitareve 33-vjecari ishte perdorues i rregullt i alkoolit dhe per shkak te tij i dhunonte here pas here prinderit e tij. Por kete here Njazi Kromollari babai i djalit nuk e ka duruar dot me te birin ta shihte duke keqtrajtuar mamane e vet dhe ka nisur te debatoje me pas situata duket se eshte acaruar dhe passherrit me fjale dhe dhunimit fizik babai i moshuar ka rrembyer nje sepate dhe ka goditur 3 here me sepate djalin duke e lene te vdekur ne vend. Burime nga policia bejne me dije se ne momentin e krimit te pranishem ne vendngjarje ishin nena e djalit vellai i viktimes dhe gruaja e tij shtatzene. Viktima ishte martuar pak kohe me pare dhe e shoqja eshte ne muajin e trete te shtatzenise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›