E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apelimi Apeli le ne burg Albino Prudentinon

Rrezohet kerkesa e te akuzuarit per lidhje mafioze gjykata la ne burg Albino Prudentinon. Gjykata e Apelit ne Vlore ka lene ne fuqi dje vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare per italianin Prudentino duke rrezuar kerkesen e tij per ndryshim te mases se arrestit. Ne vendimin e saj Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare per ligjshmerine e arrestimit te 59-vjecarit dhe sekuestrimin e provave materiale te cilat pritet ta komprometojne ate ne lidhje me veprimtarite per te cilat akuzohet. Gjate seances se djeshme e cila ka zgjatur perreth 1 ore trupi gjykues i kryesuar nga Alma Licaj ka hedhur poshte kerkesen e avokatit mbrojtes se Prudentinos per revokim te mases se sigurise. Bosi i akuzuar per lidhje me organizaten mafioze Sacra Corona Unita u arrestua nje muaj e gjysme me pare ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Arrestimi i 59-vjecarit lindur ne Ostuni Brindisi eshte kryer ne kuader te nje operacioni te gjere nderkombetar te emertuar Calipso per venien para drejtesise te pjesetareve te organizates me karakter mafioz Sacra Corona Unita. Pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish-resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponentit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Ndaj Prudentinos Gjykata e Leces ne 20 shtator te ketij viti ka leshuar urdhrin e arrestit per Bashkepunim kriminal i tipit mafioz Trafik droge si dhe Grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›