E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet kritiku dhe skenaristi i kinemasë, Tullio Kezich


Një jetë e shenjuar nga pasioni për spektaklin: për kinemanë mbi të gjithë, po edhe për skenën. Ja përse dje bota italiane e kulturës e qau humbjen e tetëdhjetëvjeçarit Tullio Kezich: shkrimtar, dramaturg, skenarist dhe kritik për gazetat më të mëdha italiane.
I lindur në Trieste, më 1928, Kezich merret me gazetari dhe i kushtohet në veçanti kinemasë, kritikës së filmit. Shkrimet e para botohen në resita aty nga viti 1941, por pas luftës fillon tamam karriera e tij profesionale: fillimisht në të përjavshmen "Kaleidoskop", më pas në "Radio Trieste" (për të cilën do të mbulojë për vite Festivalin e Venecies), dhe në Revistën "Sipari". Më 1954-ën bëhet kryeredaktor i "Cinema nuovo".
Shumë recensione për t'u drejtuar pastaj për nga "hyrja" e vërtetë e botës së kinemasë: më 1949-ën merr pjesë në prodhimin e "Zemra ka kufij" të Luigi Zampa-s. Më 1961-shin, merr pjesë tek "Posto" i Ermanno Olmi dhe së bashku me regjisorin e famshëm themelojnë shoqërinë "22 dhjetori", që prodhon disa filma shumë cilësorë në vitet e mëpastajmë. Ndër ta përmendim "Hardhucat" të Lina Wertmuller-it, "Të fejuarit" e Olmi-t dhe "Koha e hekurit" e Roberto Rossellini-t.

Por ai është edhe skenarist i filmit "Legjenda e pijanecit të shenjtë" të Olmi, Luan i Artë në Venecia.

Një kapitull më vete përbën edhe kontributi i tij në "Rai". Në fund të viteve gjashtëdhjetë, Kezich është në prodhimin e filmave "Shën Mikeli kishte një gjel" i vëllezërve Taviani. Por edhe një film artistik shumë popullor si "Sandokan".

Por nuk është vetëm kinemaja dhe as vetëm kritika kinematografike (Kezich, në vitet në vazhdim e deri më sot, do të ishte kritiku për revistën "Panorama", të përditshmet "Repubblica" dhe në vitet e fundit për "Corriere della Sera". Pasioni tjetër i tij i madh ishte teatri: ai përshtati për skenë veprën e patriotit të tij, shkrimtarit të veçantë, Italo Svevo, "Coscienza di Zeno", apo kryevepra të letërsisë si "Bouvard dhe Pécuchet" të Flaubert-it dhe "Il fu Mattia Pascal" të Pirandello-s.

Po edh veprat e tij origjinale si "Amerikani i Shën Gjonit," shkruar më 1998- ën, në dialektin triestin. Kritika e tij është botuar në vëllime, ndër të cilët përmenden "Cento film" dhe "Fellini: la vita e i film".

Dhe ja ku erdhi vdekja: ai ka lënë amanet që të mos bëhen funerale dhe trupi t'i digjet.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›