Apelojne kuqezinjte qytetaret te perfshihen ne debat

"Aleanca Kuq e Zi reagon me shqetësim ndaj vendimit të sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar në seancë plenare projektligjin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Aleanca Kuq e Zi deklaron se është detyrim i ligjvënësve për të dëgjuar të gjitha palët dhe argumentat e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm, në të cilin nuk preken interesat e qeverisë, por interesat e vetë popullit.
Aleanca Kuq e Zi thekson se është mungesë transparence që një proces kushtetues të zhvillohet në mënyrë vetëm të njëanshme, pa marrë parasysh opinionin publik dhe juridik për një çështje ku do të përfshihen rreth 4 milionë qytetarë shqiptarë.
U bëjmë thirrje dhe apel partive politike që të votojnë projektligjin Kuq e Zi që është mbështetur nga dhjetra, mijëra qytetarë dhe që garanton stabilitetin politik të vendit dhe jo projektligjin që i hap rrugë artificialisht Shqipërisë multietnike dhe tensioneve etniko-fetare"-tha Ardit Çollaku, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi.