E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti i regjistrimit kalon te komisioni i ligjeve

Ka kaluar me konsensus të plotë dhe pa asnjë kundërshti në komisionin e ligjeve, projekt/ligji për censusin, i njohur ndryshe si regjistrimi i popullsisë. Procesi i cili do të nisë në 1 tetor, do të kryhet mbi bazën e formularit aq shumë të kontestuar deri tani, ku përfshihet dhe etnia dhe feja. Por sipas ministrit të teknologjisë dhe inovacionit, hartues i ligjit në fjalë, sulmet ndaj tij janë thjesht dashakeqe.

“Ky projektligj nuk ka asnjë lidhje me regjistrimin etnik apo fetar siç pretendojnë sharlatanë e zhurmatorë që kanë ngatërruar dhe nakatosur punët e tyre dhe duan të përhapin ndotje gjithandej. Ky proces nuk është regjistrim”-tha ministri Genc Pollo.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren thjesht për efekt statistike dhe do të ruhet rreptësisht anonimati i të anketuarve. Në rast mashtrimi në deklarimin e të dhënave personale, ose keqpërdorim të tyre nga regjistruesit e INSTAT, do të ketë dhe gjoba.

“Ne do të dimë grupmoshat e popullsisë shqiptare. Sa përqind janë 20-30 vjeç apo sa përqind janë mbi 55 vjeç. Ne do të dimë sa përqind do të kemi me arsim të lartë dhe arsim të mesëm. Sa përqind janë të prekur nga një sëmundje e caktuar. Sa përqind dinë gjuhë të huaj, por nuk do të dimë asnjëherë nëse personi konkret është i kësaj moshe, ka këtë gjendje shëndetsore, ka këtë të dhënë arsimore dhe kështu me rradhë”-theksoi Pollo.

Formulari do të jetë i ndarë në 2 pjesë, në pyetjet e dteyrueshme dhe ato facultative. I futur me procedurë të përshpejtuar në kuvend, ligji do të miratohet të enjten në seancë. Ndërkohë po në kuvend qendron i depozituar një tjetër draft i Aleancës Kuq e Zi me 28 mijë firma qytetarësh që kërkojmë heqjen e kombësisë dhe fesë nga ky ligj.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›