E Diel, 1 Nëntor 2026

Pazare te vegjlish Ndoka Lesi te kthehet ne PDK

Ende pa marrë fund ethet elektorale e zgjedhjeve  të 8 majit, partitë e vogla kanë nisur pazaret politike për t`u bashkuar kundër dy subjekteve të mëdha politike PD dhe PS.  Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka fton Nikollë Lesin të  bëhet pjesë e PDK. Ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje për ftesën e Ndokës.

“Partia Demokristiane është e hapur që të gjithë ata elementë, individë, fraksione, parti politike të bashkohen me PDK-në në një formacion të vetëm. Ne kemi pasur vërejtje thelbësore për mentalitetin primitive dhe islamik të z. Berisha në drejtimin e shtetit. Është e vetmja qeveri në Europë, krahasuar edhe më Kosovën dhe Bosnjën që nuk ka një ministër të besimit katolik në qeveri. Jam në opozitë dhe do të qëndroj në opozitë dhe do ta kritikoj lidershipin e PS-së për mentalitetin e tij barjraktar dhe primitive që ka në lidhje me koalicionet dhe aleatët”-tha Ndoka.
 
Në prag negociatash për bashkim janë edhe 4 deputetët që përfaqësojnë minoritetin grek në parlamentin shqiptarë. Rikthimi i Kosta Barkës në Kuvend pas 8 majit ka ndezur thirrjet për bashkim brenda katarshes që pavarësisht janë pjesë e konjukturave të ndryshme politike përfaqësojnë  në parlament të njëjtin qëllim, të drejtat e minoritetit grek.

Por në gjithë këtë zullumnaje pazaresh post-zgjedhore, përplasjet brenda të vegjëlve janë të pashmangshme. Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo ka rrëzuar pretendimet për bashkim, ndërkohë që pala tjetër tregohet e rezervuar lidhur me pazaret e fundit elektorale.  

Erjon Ajazi
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›