E Diel, 1 Nëntor 2026

Blejme 5 helikoptere kontrata me francezet 78 milione euro

Rreth 50 milionë euro do të jetë shuma që qeveria shqiptare do të paguajë për blerjen e 5 helikopterëve shumëfunksionalë dhe që do të vihen në shërbim të forcave ajrore. Në mbledhjen e komisionit të sigurisë u votua në parim projektligji mbi miratimin e kontratë, ndërsa helikopterët e tipit Kugar do të shërbejnë në rritjen e efikasitetit të forcave ajrore, por edhe në shërbim të emergjencave civile.

“Në 2014-ën Shqipëria do të ketë një flotë ajrore helikopterësh pa krahë që do të përballonte një emergjencë siç ishte emergjenca e 2010-ës e janarit apo e dhjetorit në Shkodër. Pra, krejtësisht me kapacitetet tona do të kishim mundësi që të kishim kërkim-shpëtimin tonin të paisur mirë me helikopterë. Do të kishim helikopterë transporti, që siç e dini gjatë dy emergjencave na u gjendën në ndihmë italianët dhe grekët. Do të kishim sigurisht edhe helikopterë edhe të vegjël të cilët edhe sot i kemi në punë dhe kanë bërë një punë të lavdërueshme në këto dy emergjenca. Pra, me këtë flotë që po krijojmë besoj se do të përballojmë emergjencat në vend”-tha Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Në momentin e zbritjes në aeroportin e Rinasit, në zbatim të kontratës me shoqërinë franceze, Eurocopter, Shqipëria do të duhet të paguajë 50 milionë euro, ndërsa një tjetër fond do të përcaktohet për trajnimin e pilotëve. 5 helikopterët do të shërbejnë dhe në mbështetjen e misioneve të mundshme të NATO-s, pasi parashikohet edhe paisja e tyre me municione luftarake.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›