E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet do te rivotohet ne 10 komuna

Zgjedhjet e 8 majit i kushtuan buxhetit të shtetit rreth 9 milionë dollarë në total. Ky fond është përdorur për partitë politike, kutitë e votimit, pagesat e komisionerëve dhe financimin e fushatës zgjedhore.

745 milionë lekë ishte buxheti që KQZ përdori për zgjedhjet vendore, ndërkohë që me rishikimin e buxhetit të shtetit për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, Këshilli i Ministrave i akordoi edhe 130 milionë lekë KQZ për financimin e fushatës së subjekteve zgjedhore.

Votimet do të ripërsëriten në 10 komuna, në tetë prej të cilave nuk u votua fare më 8 majit, ndërsa në dy komuna u shpall pavlefshmëria e zgjedhjeve nga kolegji zgjedhor.

Më 8 maj janë marrë gjithsej 500 ambiente private me qira me një tarifë prej 10 mijë lekësh në ditë, 7.4 milionë lekë u përdorën për fletët e votimit, ndërkohë që vetëm 18.3 milionë lekë u përdorën për blerjen e kutive të reja.

Megjithëse është zbardhur vlera zyrtare e parave që janë përdorur nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 8 majit, mbetet ende e pazbuluar fatura sesa kanë shpenzuar partitë politike gjatë fushatës elektorale.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›