E Diel, 1 Nëntor 2026

Apendiciti tek femijet rreziqet qe sjell

Femija mund te kete temperature te larte dhe mund te kete nje gjuhe te thate nje fytyre te keputur rri shtrire pa levizur dhe merr fryme jo plotesisht per shkak te dhimbjes

Apendiciti eshte infektimi i nje pjese shtojce te zorres se trashe. Apendiciti shfaqet me teper tek femijet por ndodh edhe tek te rriturit. Te kafshet apendiciti luan nje rol te madh ne shperberjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese eshte e panevojshme dhe mund te jetojme pa te pa asnje lloj problemi.

Shkaku

Apendiciti mund te shkaktohet nga nje infeksion ose nga dicka qe bllokon p.sh. mbeturina jashteqitjeje te forta. Nuk dihet qarte se perse ndodh infeksioni por nje teori eshte qe bakteri qe gjendet normalisht ne rruget e tretjes pushton muret e apendicitit si rezultat i dobesimit te sistemit mbrojtes se trupit dhe shkakton infeksion.

Shenjat

Femijet zakonisht pershkruajne nje dhimbje te madhe ne qender te barkut qe here vjen dhe here iken. Me vone dhimbja zhvendoset ne krahun e djathte poshte barkut dhe keqesohet. Te semuret kane humbje oreksi dhe ndonjehere vjellin por keto vjellje nuk jane te medha. Mund te jene kaps ose mund te kene diarre.

Femija mund te kete temperature te larte dhe mund te kete nje gjuhe te thate nje fytyre te keputur rri shtrire pa levizur dhe merr fryme jo plotesisht per shkak te dhimbjes. Ndonjehere simptomat nuk jane te rregullta dhe sa here qe ka dhimbje te forta ne bark duhet konsideruar mundesia e apendicitit - kontaktoni mjekun menjehere.

Zhvillimi

Sipas mjekeve mekanizmi i zhvillimit te kesaj semundjeje kalon ne disa faza duke filluar nga bllokimi i hapesires brenda apendiksit qe con ne shumezim te shpejte te mikrobeve te tij. Pas kesaj faze tendosja e apendiksit con ne rritje te presionit venoz ne te dhe komprometimi i furnizimit me gjak con ne deme fryrje te mukozes. Nga prishja e mukozes behet vershimi i baktereve dhe trashjes se pareteve te apendiksit. Faza perfundimtare e zhvillimit te apendiksit eshte kur ai shfaqet tejet i fryre e i zmadhuar cahet dhe permbajtja e tij me qelb derdhet e lire ne hapesiren e barkut.

Diagnoza

Diagnoza fillestare mund te gabohet lehte dhe gjysma e atyre personave qe jane operuar nuk kane pasur apendicit. Mund te ngaterrohet me helmin nga ushqimi enjtja e gjendrave te limfes ne bark dhe infeksionet e rrugeve urinare.

Mjekimi

Ne qofte se femija juaj ka dhimbje te medha mos i jepni asgje per te ngrene dhe per te pire por kontaktoni menjehere mjekun. Nderhyrje urgjente kirurgjike eshte e nevojshme apendektomi per te hequr apendicitin para se te cahet.

Pasojat

Ne qofte se cahet lengje te infektuar perhapen ne bark gje e cila sjell ne afektimin e cipes se barkut dhe mund te sjelle shume probleme te mevonshme si p.sh mos berjen e femijeve tek femrat.

Mostrajtimi

Ne qofte se apendiciti nuk trajtohet mund te sjelle vdekjen. Te semureve u jepen antibiotike qetesues dhe lengje intravenoze. Femijet behen mire disa dite pas operacioni por ndodh qe ka infeksione te metejshme dhe ne qofte se jeni te shqetesuar per shendetin e femijeve pas operacionit duhet te beni kontroll tek mjeku menjehere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›