Vrasja e pastorit presidenti i Vellazerise Ungjillore thirrje kunder gjakmarrjes
Nje dite pas vrasjes se njerit prej pastoreve te Vellazerise Ungjillore Dritan Prroni ka reaguar presidenti i saj Fitor Muca. Sipas tij pastori Prroni u vra nga gjakesi sepse nuk pranoi te ngujohej sipas rregullave te kanunit por respektoi detyren e dhene nga Zoti. Njeriu qe refuzoi te mbyllej pergjithmone pas dyerve te shtepise njeriu qe nuk e flakte dot tutje sherbesen qe Perendia i kishte dhene gjeti vdekjen - u shpreh Fitor Muca president i Vellazerise Ungjillore. Me tej Muca ka bere thirrje per klerin dhe shtetin shqiptar qe te nderhyje dhe te luftoje me cdo force te mundshme fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu Muca u ben thirrje te gjithe strukturave te shtetit qe te sigurojne jeten e njerezve pasi e drejta e jetes eshte e patjetersueshme. Dritan Prroni humbi jeten dy dite me pare ne qender te qytetit teksa ka qene duke kaluar ne rruge. Gjakesi i ka zene prite dhe e ka qelluar fillimisht duke e plagosur ne kembe dhe me pas duke e ndjekur derisa ka arritur qellimin qe i kishte vendosur vetes vrasjes e te riut. Madje per shkak se krimi eshte kryer ne mes te njerezve nga te shtenat eshte plagosur edhe nje kalimtar ne kembe. Policia e cila ndodhej fatmiresisht prane vendit te ngjarjes ka vene ne pranga autorin e saj Mark Njemza. Shkak i krimit sipas burimeve zyrtare policore ka qene gjakmarrja. Xhaxhai i viktimes kishte vrare 5 vite me pare vellane e autorit te krimit nje ish-efektiv i Policise Rrugore. Nikolle Prroni tashme ne kerkim dhe autor i vrasjes se vellait te Mark Njemzes qelloi viktimen gjate nje tentative per te shuar nje konflikt mes Prronit dhe nje tjeter shtetasi.