Gati protokolli per mbrojtjen e tyre
Bashkia e Durresit ka prezantuar Protokollin e Punes se Punonjesve per Mbrojtjen e Femijeve. Nepermjet ketij protokolli behet e mundur njohja dhe percaktimi i te drejtave dhe detyrave qe lindin per te mbrojtur femijet nga te gjitha fenomenet qe cenojne mireqenien e tyre dhe te gjithe shoqerise. Vleresimi i nevojave te femijeve dhe pergjigjja ndaj tyre deshmon qarte per prioritetet qe ka pushteti vendor si dhe rendesine qe i kushtohet nga te gjithe aktoret lokale krijimit te nje rrjeti mbrojtes per individin familjen dhe komunitetin. Gjithashtu ky takim eshte nje vazhdimesi e takimeve te meparshme mes aktoreve partnereve nga institucione publike dhe jopublike qe ofrojne sherbimet ne fushen e te drejtave te femijeve ne kuadrin e shkembimit te informacionit dhe shqetesimeve lidhur me ceshtje te mbrojtjes se femijeve. Protokolli i Punes se Punonjesve per Mbrojtjen e Femijeve nuk i sherben vetem punonjesve per Mbrojtjen e Femijeve por gjithashtu vlen dhe si nje mjet udhezues per te gjithe ata persona qe punojne ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te femijeve ne vecanti personelin e qeverisjes vendore arsimit shendetesise policise dhe punonjesve te OJF-ve. Aktualisht ne Shqiperi jane ngritur 16 Njesi per Mbrojtjen e Femijeve ne 12 bashki dhe 4 komuna te cilat funksionojne qe nga viti 2006. Keto njesi jane struktura te departamentit te Sherbimeve Sociale neper bashki dhe komuna qe ofrojne nje sere sherbimesh parandaluese dhe mbrojtese per femije te cilet identifikohen dhe referohen tek keto njesi si femije ne rrezik te larte ose si viktima te dhunes abuzimit braktisjes shfrytezimit apo trafikimit.