E Diel, 1 Nëntor 2026

Apendisiti, mjaft me ndërhyrje kirurgjikale, mjafton antibiotiku

LONDER - Për vite me radhë zgjidhja e vetme për të pushuar dhimbjen e apendisitit ishte ndërhyjra kirurgjikale, por sot, kjo mënyrë nuk është e nevojshme në të gjitha rastet.
Sipas ekspertëve britanikë të “Nottingham Digestive Disease Centre”, apendisiti mund të trajtohet me antibiotikët e duhur, duke eliminuar bisturinë.

Studiuesit britanikë analizuan rastet e 900 pacientëve të cilët i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për apendisitin, dhe dolën në përfundimin se 63% e këtyre operacioneve mund të konsideroheshin të panevojshëm, pasi mund të mjekoheshin me antibiotikë.

Këshilla që këta studiues u japin mjekëve është të ndjekin teknikën “Shiko dhe prit”, që nënkupton pritjen deri në 48 orë, për të parë mënyrn se si organizmi do të reagojë ndaj antibiotikëve. Në rast se nuk vërehet asnjë përmirësim, atëherë duhet të kalohet në fazën e fundit, atë të ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas studiuesve, kjo vlen jo vetëm në rastin e apendistit, por edhe në rastin e heqjes se bajameve. Statistikat tregojnë se me kalimin e viteve janë reduktuar këto ndërhyrje, pasi janë gjetur mjekimet e duhura.

Në vitin 1950 në Britani janë kryer 200 mijë ndërhyrje në bajame, ndërsa në vitin 2009 vetëm 49 mijë raste.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›