E Diel, 1 Nëntor 2026

Mal i Zi, Haxhinasto zhvillon takime me krerët e lartë të shtetit

PODGORICE - Në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Mal të Zi, zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto zhvilloi takime me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, me Kryetarin e Parlamentit, Ranko Krivokapiç dhe homologun e tij malazez, Milan Roçen.

Në axhendën e takimeve ishte i parashikuar edhe ai me deputetë shqiptarë në shtetin fqinj. Në takime u diskutua për projekte konkrete të përbashkëta ndërkufitare me Malin e Zi.
Gjatë bisedave u ra dakord për njohjen e lejeve reciproke të qarkullimit të makinave si dhe u nënshkrua një marrëveshje në fushën e arsimit.

Në takimin me homologun e tij malazez, dy zyrtarët e lartë vlerësuan projektin e gazsjellësit TransAdriatik, ndërsa ofruan mbështetje për implementimin e tij.
Gjatë vizitës dy ditore në Mal të Zi, ministri Haxhinasto zhvilloi një vizitë edhe në trevat shqiptare, si ne komunën e Tuzit e të Ulqinit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›