Prefekti: Bashkitë e komunat me vendgrumbullim të përcaktuar për plehrat
TIRANE- Brenda një afati 10 ditor të gjitha komunat dhe bashkitë e Qarkut Tiranë janë të detyruara të paraqesin me shkrim vendndodhjet ku depozitojnë mbeturinat urbane apo inerte.
Sipas prefektit të Qarkut Tiranë, Keltis Kruja komunat apo bashkitë që ende nuk kanë një vend grumbullim të licencuar për mbetjet urbane duhet të gjejnë para datës 20 prill zgjidhje provizore të cilat duhet të marrin miratimin jo vetëm në komunë por edhe nga ministria e Mjedisit.
“Brenda 10 ditëve unë ju kërkoj që secili nga ju të përcaktojë vend depozitimet provizore, nëse nuk keni të përhershme. Ministria e Transporteve dhe ajo e Mjedisit do t’i shikojë më pas që këto vende të përmbushin të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me terrenin apo mos ndotjen e ambientit e tj, në mënyrë që data 20 të na gjejë me një plan konkret si detyrim që kemi ndaj qytetarëve”, tha prefekti.
(ma.ar/BalkanWeb)