E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, 89 të vdekur pas tërmetit me magnitudë 5,9 ballë

PEKIN- Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë dhe tronditjet që pasuan, shkaktuan sot të paktën 89 të vdekur, në një rajon malor, në veriperëndim të Kinës, bënë të ditur burime zyrtare vendase. 

"Numri i të vdekurve pas tërmetit  ka arritur në 89", theksuan burimet zyrtare vendase. 

"Epiqendra e tërmetit të parë u lokalizua rreth 170 kilometra nga Lanzhou dhe kishte një ipoqendër në thellësi prej 9,8 kilometrash", sipas Institutit Gjeofizik amerikan (USGS).
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›