Rinumërimi në Shkodër, Madhi: Procesi transparent dhe pozitiv
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Republikane Arjan Madhi ka komentuar procesin e rinumërimit të votave për Qarkun e Shkodrës nga KQZ-ja duke deklaruar se ai është një proces transparent dhe pozitiv.
Sipas Madhit, rinumërimi sjell shpërndarjen e drejtë të votave duke e cuar vullnetin e zgjedhësve atje ku ata kanë dashur, e që më pas përkthehet në mandate.
“Procesi është transparent dhe pozitiv, në rinumërimin për KZAZ 1 u vërejtën shumë parregullsi, ndërsa në KZAZ nr.2 gabimet duken të jenë njerëzore. Një proces korrekt rinumërimi do rivendoste leximin e votës atje ku votuesi e ka hedhur atë dhe do të përkthehet në mandate”, tha ai.
I pyetur nëse do të fitojë PR një mandat në Shkodër, Madhi përgjigjet se, “ Nuk është më një proces pritshmërie, sepse çfarë nxjerr një KZAZ nuk nxjerr një tjetër. E kemi të pamundur të flasim për një rezultat kur janë ende KZAZ për tu rinumëruar. Kemi pritshmëri në KZAZ 3,4, 5 dhe 6 që kanë pasur edhe kontestime”, shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)