Rritet niveli, hapen portat e Fierzës
24/02/2010 Shirat
Hapja e portave të liqenit të Ohrit në Maqedoni dhe vazhdimi i reshjeve intensive të shiut ka bërë që niveli i liqenit të Fierzës të arrijë në 292.5 metër dhe si pasojë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vendosi hapjen e portave të shkarkimit të liqenit. Burime nga KESH-i bën të ditur se në raport me një ditë më parë niveli i ujëmbledhësit të Fierzës është rritur me më shumë se një metër. Përveç kësaj, prurjet anësore në këtë liqen vazhdojnë të jenë të një sasie të mëdha që arrijnë në 850 metër kub për sekondë. Mësohet se KESH-i përveç shkarkimeve që bëjnë turbinat për të prodhuar energji, ka urdhëruar hapjen e portave, të cilat po shkarkojnë 500 metër/kub/ujë/sek. Pavarësisht deklaratave se situata është nën kontroll, duket se hapja e portave të Fierzës është bërë e detyruar nga veprimet e palës maqedonase, pasi liqeni i Ohrit është 15 cm mbi nivelin e lejuar. Ditën e djeshme, autoritetet maqedonase të ndërmarrjes që menaxhon hidrocentralet në Dibër të Madhe kanë hapur portën shkarkuese të hidrocentralit të Shpiljes. Hapja është bërë për shkak të sasisë së madhe të ujit që po shkarkohet në liqenin e këtij hidrocentrali nga liqeni i Ohrit në lumin e Drinit të Zi. Hapja e portave u bë për shkak se liqeni i Ohrit ishte rritur 15 centimetra mbi normën dhe po kërcënonte me përmbytje shumë zona në qytetin e Ohrit dhe Strugës.
Përveç rritjes së shkarkimeve edhe reshjet dhe lumenjtë anësore rriten prurjet në liqenin e hidrocentralit të Shlipjes në Dibër të Madhe në Maqedoni. Për pasojë niveli i lartë i ujërave ka bërë që të shkaktohen përmbytje në tokat e fshatrave shqiptare në Dibër dhe Peshkopi.
Bëhet fjalë për të paktën 500 hektarë tokë që janë futur nën ujë për shkak të rritjes së nivelit të lumit Drin.