E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimet online, Çollaku: PS po harton listat e pastrimit të administratës në çdo dikaster

PD ka hapësira ku mund të kritikohet lidhur me administratën shtetërore, por batërdia që pritet të ndodhë nga qeverisja e re socialiste është e rrezikshme. Kështu deklaroi Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj. Çollaku shtoi më tej se ka informacione të besueshme brenda selisë rozë se po ndërtohen listat e spastrimit për cdo dikaster, për tu zëvedësuar me militantë socialistë, hap ky që sipas tij do të shënonte një ngjarje të rëndë për vendin.

Është një tentativë reale e zotit Ram nuk është thjeshtë një provokom për të parë reagimin e PD, ka qenë një deklaratë e pakujdeshme por dielli nuk mbulohet me shoshë. Ka informacione brenda PS se për cdo dikaster po ndërtohen listat e spastrimit të administratës, për tu zëvendësuar me militantë të saj dhe kjo padyshim që do të ishte një ngjarje e rëndë. Edhe gjatë fushatës është folur gati për një polici socialiste, drejtësi socialiste, dogana socilaiste. Të gjitha këto smund të bëhen një ditë të caktuar zero dhe tu hapet dera militantëve të PS tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›