Aplikimet pranohen deri më 11 dhjetor
12/11/2009 Bursat e doktoraturës në Rumani
Pala rumune shpall programin e bursave të doktoratës dhe postdoktoratës “Eugen Ionescu” për vitin akademik 2010-2011. Kandidatët shqiptarë të interesuar duhet të nxitojnë që të aplikojnë për marrjen e bursës së studimit në njërin prej 22 fakulteteve që ofrojnë këtë cikël studimesh. Programi u ofrohet gjithë të interesuarve për programet e studimit të doktoratës dhe kërkueseve nga shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF). Bursat akordohen nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë (www.mae.ro) dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (www.auf.org/regions/europe-orientale). Kohëzgjatja e bursës së studimit varion nga 3 deri më 5 muaj, duke filluar më datën 1 prill 2010. Secili kandidat i interesuar duhet të marrë kontakt me një nga 22 universitetet rumune dhe, pasi të jetë pranuar nga njëri prej tyre, duhet të dorëzojë dosjen personale pranë zyrës rajonale të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), së cilës i përket universiteti ku ka aplikuar. Më pas dokumentacioni përcillet pranë zyrës rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komisioni rajonal ekspertësh. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve pranë zyrës rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore të AUF-së është data 11 dhjetor 2009. Për çdo informacion tjetër mund të merrni në numrin e telefonit 2230197.