E Shtunë, 31 Tetor 2026

“CD-ja është e montuar, hetimet janë të pavlefshme”

12/11/2009  Dëshmon gjyqtari Hasa

TIRANE- Qani Hasa, gjyqtari ndaj të cilit njësia hetimore Task-Forcë ka filluar hetimet për korrupsion, është paraqitur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dhënë deklarimet e tij lidhur me rastin që akuzohet. Nga burime pranë akuzës mësohet se Hasa ka hedhur poshtë pretendimin e Prokurorisë, duke thënë se biseda në cd e administruar si provë është montuar në ndonjë studio nga persona, që kërkojnë të dëmtojnë imazhin e tij si gjyqtar, të krijuar prej 15 vitesh me radhë. Veç të tjerash mësohet se gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa, i ka kërkuar prokurorisë pavlefshmërinë e akteve hetimore, pasi sipas tij pjesa më e madhe e tyre janë kryer dhe administruar në periudhën kur ai ka qenë me imunitet. Hasa prej kohësh ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u marrë në pyetje, por organi i akuzës është tërhequr disa herë në këtë drejtim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›