Rezoluta “stop” bojkotit. Dëmton integrimin e vendit
13/11/2009 Apeli i radhës nga mendimi ndryshe në PS
Lëvizja për Mendimin Ndryshe në Partinë Socialiste insiston në kërkesën e saj për t’u kthyer në Kuvend. Tashmë këtë kërkesë deputetët socialistë të njohur si kundërshtarë të Ramës ia kanë drejtuar lidershipit socialist në formën e një rezolute. Nisur nga vetë momentet e rëndësishme për vendin, ato kanë kërkuar hyrjen e grupit parlamentar të PS-së në sallën e Kuvendit që të hënën e ardhshme. Ndërkohë sa i takon vendimmarrjes së tyre, në rast se një kërkesë e tillë refuzohet nga ana e kupolës rozë, ajo do t’i takojë një periudhë të dytë, që lidhet me postprotestën e 20 nëntorit. “U kërkojmë të gjithë deputetëve të opozitës të rishikojnë vendimin për bojkotin e Kuvendit për të qenë prezentë në seancën kuvendore të datës 16 nëntor 2009 (me rastin e marrjes se vendimit të KE-së lidhur me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian) me synimin për ta bërë grupin kuvendor të opozitës pjesëmarrëse në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe demonstruar se opozita aktuale, ashtu si në të kaluarën, por edhe në të tashmen e në të ardhmen në drejtimin e vendit ka vendosur sistematikisht dhe vendos interesat madhore të Shqipërisë e të shqiptarëve mbi gjithçka, duke synuar njëkohësisht të arrijë pa kompromis e me konsensus standardet europiane dhe të plotësojë të gjitha detyrimet që rezultojnë nga ky proces përmes pjesëmarrjes së saj aktive dhe veprimeve konstruktive institucionale”, - thuhet në rezolutën e hartuar nga përfaqësuesit e mendimit ndryshe për lidershipin socialist. Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme kanë qenë deputetët socialistë Arben Malaj e Marko Bello, pjesë e kësaj lëvizjeje, që nënvizuan edhe një herë tjetër faktin se Partia Socialiste duhet të jetë në Parlament për të marrë pjesë në sfidat integruese të vendit. Duke përshëndetur pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, Malaj theksoi se tashmë ka ardhur koha që PS-ja të jetë pjesë e institucioneve dhe të japë kontributin e saj për proceset e integrimit. Gjithashtu Malaj theksoi se PS-ja duhet të jetë parti e alternativës dhe nuk mund të pranojë vetëm opsionin kundër, pasi sipas tij, mesazhi për bashkëpunim politik nga Bashkimi Europian ishte shumë i qartë. Po kështu dhe deputeti Bello, ndalur në këtë projektrezolutë, vuri në dukje se “këto janë momente historike për Shqipërinë, prandaj mendojmë se opozita duhet të jetë në Parlament”. Njëkohësisht, referuar mesazheve të faktorit ndërkombëtar, përfshi edhe rastin e fundit, ku komisioneri për Zgjerimin Olli Rehn e tha qartë se roli i opozitës është në Parlament, nuk është në rrugë, Bello u bëri thirrje deputetëve të opozitës që “ditën e hënë t’i japin fund bojkotit, të shkojnë në Parlament që ne të mos jemi në periferi të këtyre proceseve kaq të rëndësishme për shqiptarët, por të meritojmë edhe ne kontributin tonë”.
Protesta
Thirrjet për hapjen e kutive të votimit nga partitë opozitare do të kulmojnë më 20 nëntor në kryeqytet, ku sikundër është paralajmëruar kjo protestë do të jetë një barrikadë njerëzore. Prej ditësh kupola rozë ka ngritur grupet e saj të punës për organizimin e një proteste të tillë, ku deri më tani është bërë e ditur se ky manifestim do të vijojë për orë të tëra, duke sjellë kështu ngritjen e çadrave në sheshin para kryeministrisë. Ndërkohë socialistët dhe të gjitha partitë që kërkojnë hapjen e kutive të votimit u kanë bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tyre në mbarë vendin që të bashkohen në shesh për të bërë të mundur realizimin e kësaj kërkese. Gjithashtu gjatë ditës së sotme protesta do të zhvendoset në një tjetër shesh, e konkretisht në qytetin e Vlorës.