Skandali, një person mund të marrë katër karta identitetiNga Vizion PlusSiguria e procesit të pajisjes së shqiptarëve me letërnjoftime elektronike ësht
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Skandali, një person mund të marrë katër karta identitetiNga Vizion PlusSiguria e procesit të pajisjes së shqiptarëve me letërnjoftime elektronike është vënë në dyshim. Një shtetas ka arritur të aplikojë të paktën katër herë për të marrë kartën e identitetit. Dy aplikime i ka bërë në njësinë vendore 1 në Tiranë dhe dy të tjera në qytetin e Vlorës. Madje, ai ka përdorur të njëjtën fotografi dhe të njëjtat shenja gishtash, duke hedhur kështu poshtë pretendimet se këto elemente sigurie nuk lejojnë manipulimet. Kryetarja e minibashkisë 1 deklaron për “Vizion Plus” se manipulimi është zbuluar nga Zyra e Krimit Ekonomik, pasi punonjëset e gjendjes civile nuk kane akses të kontrollojnë të dhënat. Për shkak të ndryshimeve me një shkronjë në mbiemrin e këtij shtetasi, ai figuron në regjistër si katër njerëz të ndryshëm. Manipulimi do të ishte i pamundur të kapej, nëse një person ka pasaportë për jashtë shtetit dhe aplikon një herë për letërnjoftim. Mjafton të ndryshojë një shkronjë nga të dhënat e pasaportës dhe ai figuron si një shtetas tjetër. Nuk dihet ende se sa persona mund të kenë aplikuar disa herë për kartën e identitetit. Por ajo që dihet është se ky dokument u jep atyre të drejtën të votojnë në zgjedhje më shumë se një herë dhe në disa qendra votimi.